Shqipëria

Shqipëria dhe Mali i Zi – partnerë të besueshëm, por duhet të përshpejtojnë reformat


Pas vizitës në Shqipëri dhe Mal të Zi, eurodeputetët në Komitetin e Punëve të Jashtme u kërkuan të dy vendeve që të avancojnë në përmbushjen e reformave, të cilat kanë lidhje me Bashkimin Evropian.

Eurodeputetët e Komisionit për Punët e Jashtme (AFET) kanë pohuar se politika e jashtme e Shqipërisë dhe Malit të Zi është në përputhje të ngushtë me atë të Bashkimit Evropian,

Reformat, sipas tyre, duhet të përparojnë përmes dialogut politik konstruktiv, demokratizimit, sundimit të ligjit, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë anëtarë të vlerësuar të familjes evropiane, me kontributin e tyre të fortë në sigurinë evropiane. Falënderojmë të dy vendet për angazhimin e tyre të palëkundur ndaj integrimit euroatlantik dhe shtrirjes së qëndrueshme të politikës së jashtme, duke përfshirë sanksionet përballë luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, nënvizojnë eurodeputetët.

Nga 23 maji deri më 26 maj, ata takuan shoqërinë civile dhe politikëbërësit në të dy vendet dhe shqyrtuan fondet e BE-së sipas Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA).

Në Shqipëri, eurodeputetët takuan mësues dhe studentë në shkollën “Sherif Dervishi”, e rindërtuar në kuadër të programit EU4schools.

Ata diskutuan përpjekjet për ruajtjen e biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës dhe vizituan pikën e kalimit kufitar “Hani i Hotit” Shqipëri-Mali i Zi, i modernizuar me ndihmën e BE-së.

Pas vizitës, delegacioni i AFET, i kryesuar nga Kryetari i AFET-it, David McAllister, nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë të kryejnë reforma thelbësore në rrethana sfiduese.

Delegacioni i PE-së u bën thirrje të dy vendeve të përqëndrohen në forcimin e reformave të vazhdueshme gjyqësore, të shtetit të së drejtës, zgjedhore dhe të tjera për të mirën e qytetarëve të tyre.

“Ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë demonstruar vendosmërinë e tyre për të zbatuar reformat në lidhje me BE-në, unitetin kombëtar, angazhimin konstruktiv midis qeverive dhe opozitës në një proces të rregullt parlamentar, zgjedhjet konkurruese dhe konsultimet publike kuptimplota janë të nevojshme për të avancuar në integrimin në BE”, tha McAllister.

Eurodeputetët përsëritën se ata mbështesin me vendosmëri bisedimet e pranimit me Shqipërinë, së bashku me hapjen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore