Shqipëria

Shqipëria dhe Kosova vendet që mblodhën më pak taksa gjatë 2019


Shqipëria dhe Kosova krahasuar me vendet e tjera te Bashkimit Evropian edhe për vitin 2019 mblodhën më pak taksa. Ata u renditën ndër vendet që grumbullojnë më pak të ardhura buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas Eurostat  Kosova grumbulloi  26.7 % të PBP-së, ndërsa Shqipëria 27.4 %.

Shqipëria, Kosova dhe Rumania e kanë të ulët rendimentin fiskal, për shkak të dobësive në grumbullimin e të ardhurave dhe nivelit të lartë të informalitetit. Shqipëria dhe Kosova kanë rezultatet më të dobëta në rajon.

Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja i kishin të ardhurat në raport me PBB-në, përkatësisht 42.1 % , 43.3% .

Rezultatet fiskale në këto tre vende të Ballkanit ishin më të larta se mesatarja e BE-së, ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat grumbullojnë të ardhura 13 % deri 15 % më pak se fqinjët në rajon dhe vendet e BE-së.

Për taksat që lidhen me të ardhurat dhe pasurinë, pjesa më e lartë deri tani ishte regjistruar në Danimarkë me 30.7 % të PBB-së, përpara Suedisë me 18 % dhe Luksemburgut me 16.5 %./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore