Sport

Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s


Kosova dhe Shqipëria kanë përfituar disa vende të mira në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit.

Kosova ka arritur të ngjitet me plotë gjashtë vende, nga i 115-ti, në të 109-in.

Dardanët në muajin shtator morrën katër pikë nga nëntë të mundshme në shtator, por ishin shumë të pafat që nuk arritën më shumë në ndeshjet me Greqinë dhe Spanjën.

Dardanët kanë 1176.28 pikë në renditje, dhe me këtë formë, rritja pritet të jetë e madhe edhe pas tetorit.

Shqipëria në anën tjetër është ngjitur për tre vende, nga i 69-ti në të 66-in.

Kuqezinjtë në shtator arritën gjashtë pikë nga nëntë të mundshme, duke bindur me futboll shumë të bukur.

Skuadra e Reja-s është ngjitur në kuotën e 1368.73 pikëve, nëntë më shumë se muajin e kaluar.

Në anën tjetër, Belgjika vazhdon të kryesojë dhe Brazili mbetet e dyta.

Anglia është ngjitur në vendin e tretë, duke lënë Francën në të katërtin. Italia dhe Argjentina mbajnë vendin e pestë dhe gjashtë.

Portugalia ka lënë prapa Spanjën duke u ngjitur në vendin e shtatë, e nënta është Meksika, kurse ‘top 10’ e mbyllë Danimarka, që ka fituar shumë pozita.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore