Shqipëria

Shqipëria, Ballkani, Evropa, lufta – Edi Rama zbërthehet për median malazeze


Kohë të vështira, të cilat bëhen edhe më të vështira.

Ky ka qenë përkufizimi, të cilin kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka dhënë gjatë një interviste ekskluzive për median malazeze A Plus TV.

Duke e njëhsuar si “një fat të keq”, për çfarë po i ndodh radhazi kontinentit të vjetër, prej pandemisë e deri tek pasojat e luftës tashmë, ndër të cilat më e ndjeshmja, ajo e krizës energjetike.

“Më duhet të them se për ne në Ballkanin Perëndimor situata është edhe më e vështirë sepse fqinjët dhe miqtë tanë brenda Bashkimit Evropian kanë mundësi të përdorin paketa dhe fonde speciale për rimëkëmbje”.

Një pasthirrmë e njohur ndihme nga i gjithë rajoni karshi “vëllait të madh” kontinental, e përsiatur vijimësisht, me qëllim integrimin – edhe pse jo formal – faktik dhe funksional të gjashtë vendeve.

Me luftën nëpër këmbë, Evropa po lëviz më shpejt, jo thjesht për të “shpëtuar” fqinjin e vogël, por mbi të gjitha veten.

Me disa lajme të rëndësishme në horizont, zbërthimi i Ramës do të vijë i plotë në orën 18:00 në Albanian Post, si një slogan i “frontit” ballkanik, evropian dhe botëror, në betejën për të qëndruar të bashkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore