Shqipëria

Shqipëri-Turqi: marrëveshja në fushën e arsimit


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, dhe homologu i saj turk, Ziya Selçuk, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Kjo marrëveshje përfshin, nxitjen e bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe botimeve shkencore në fushat e arsimit.

Në kuadër të marrëveshjes, do të bëhet shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve dhe nxënësve.

Turqia dhe Shqipëria do të inkurajojnë pjesëmarrjen e studentëve në konkurset shkencore dhe kulturore të organizuara në të dyja vendet.

Në vijim të marrëveshjes do të arrihet binjakëzimi mes institucioneve arsimore.

Vendet, gjithashtu do të bashkëpunojnë për zhvillimin e programeve të përbashkëta.

Në marrëveshje u përfshi edhe hapja e një dege të Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore