Shqipëria

Shqipëri/ Mbërrijnë dozat nga Pfizer, totali shkon në 700 mijë


Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 8 mijë e 190 doza të vaksinave Pfizer/BioNTech. Me këto të fundit, numri total i vaksinave në vend shkon në 703 mijë e 550 doza.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Mbi 345 mijë persona ndërkaq janë vaksinuar në gjithë Shqipërinë. Prej tyre, bluzat e bardha kanë përfunduar procesin e vaksinimit.

Sipas përllogaritjeve të dozave të administruara, janë rreth 300 mijë doza aktuale, të cilat pritet të përdoren në ditët në vazhdim, në kuadër të procesit të vaksinimit masiv.

Ditën e sotme kanë ardhur në Shqipëri edhe 208 mijë doza vaksinash kineze të kompanisë Sinovac.

Tashmë, pritet të vijojë vaksinimi masiv. Kategoritë që do të fillojnë procesin me prioritet, janë punëtorët e fabrikave dhe ata të transportit.

Tek këta të fundit, ata të fluturimeve ajrore, do të jenë të parët. Kjo, për shkak se jo vetëm siguria kombëtare, por edhe ajo ndërkombëtare, janë në vëmendje për fushatën.

Të moshuar të vaksinuar janë mbi 200 mijë. Procesi ka përfunduar për bluzat e bardha.

Pranë fundit është edhe ai për arsimtarët dhe policët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore