Shqipëria

Shpresojmë që shekullin tjetër do të jemi anëtarë, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi me ironi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me liderët e Ballkanit Perëndimor se “shpresojmë që shekullin tjetër do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”.

“Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgari, me një Bullgari të tretë”, u shpreh fillimisht Rama.

Kjo deklaratë erdhi pas përmbylljes së samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri solli në vëmendje dy faktorë si sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe një luftë kërcënuese e cila mund të shndërrohet në konflikt global.

“As këto nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë”, shtoi Rama.

Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë shumë për të bërë për të mbështetur idenë e presidentit francez Emmanuel Macron.

“Do e vlerësonim shumë”, nënvizoi kreu i qeverisë, “nëse ky komunitet i Evropës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme”.

Kjo, pavarësisht se palët janë në kate të ndryshme, por në të njëjtën dhomë ndenjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore