Shqipëria

Shpopullimi i Shqipërisë/ Meta publikon raportin e OKB


Presidenti i Shqipёrisё Ilir Meta ka postuar, nё profilin e tij nё median sociale, Facebook njё raport tё Komisionit Ekonomik pёr Europёn nё Kombet e Bashkuara. Nё raport thuhet se Shqipёria kryeson listёn e emigracionit tё vitit 2020. Pavarёsisht kjo situatёs sё pandemisё.

Sipas tё dhёnave tё raportit, mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë. Një tendencë në rritje krahasuar me vitin 2015, kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.

Nё postimit e tij Meta theksoi rёndёsinё e shumёfishimit tё pёrpjekjeve pёr tё ndaluar fenomenin e shpopullimit tё Shqipёrisё.

“Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve”, ka shkruar Meta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore