Lajme

Shpëtohen 13 emigrantë të fshehur në kamion


Policia në Slloveni ka shpëtuar 13 emigrantë irakenë, të cilët u gjetën të fshehur në një kamion, duke vuajtur nga dehidrimi dhe mungesa e oksigjenit.

Sipas policisë 13 personat u gjetën në një hapësirë ​​ me përmasa 250 centimetra (cm) gjatësi dhe 80 cm gjerësi.

Autoritetet i kanë zbuluar ata, gjatë një kontrolli rutinë në kufirin me Kroacinë.

Policia kishtë dërgjuar thirrje për ndihmë. Disa prej migrantëve kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Besohet se migrantët kishin udhëtuar për disa orë nga Bosnja dhe përmes Kroacisë, të futur në një dhomë sekrete pa ajër, brenda automjetit.

“Emigrantët ishin të dehidruar dhe shumë të frikësuar dhe disa tashmë po humbnin vetëdijen”, shtoi policia në deklaratën për mediat.

Drejtuesi i kamionit, një shtetas boshnjak 52-vjeç, është arrestuar nga hetuesit kriminalë. Një pasagjer 48-vjeçar, gjithashtu nga Bosnja dhe Hercegovina, është ndaluar.

Kontrabanda e emigrantëve në Slloveni dënohet me burgim deri në pesë vjet,  si dhe me gjobë. Procedurat policore kundër shtetasve irakianë janë gjithashtu në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore