Lajme

Shpëtimi i jetës përmes ajrit të pastër, dietës dhe ushtrimeve fizike


Sipas studiuesve, mijëra jetë të humbura kanë ardhur si pasojë e ndotjes së ajrit, pasivitetit dhe dietave jo të shëndetshme. Sipas tyre këto jetë mund të shpëtohen nëse Britania e Madhe ndërmerr veprimet e nevojshme për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Në të gjithë botën, miliona jetë mund të shpëtohen nëse vendet rrisin ambiciet për uljen e emetimeve me qëllim kufizimin e ngrohjes globale, siç janë zotuar në marrëveshjen e klimës në Paris.

Shëndeti dhe ndryshimet klimatike

Kërkimet nga Countdown Lancet mbi shëndetin dhe ndryshimet klimatike shikuan ndikimin në shëndet të rritjes së planeve kombëtare të veprimit të klimës për të përmbushur synimet e Parisit.

Ashpërsimi i masave për të frenuar emetimet do të shpëtonin jetë përmes dietave më të mira, me bazë bimore, më shumë aktivitet fizik nga udhëtimet aktive siç janë ecja dhe çiklizmi dhe shkurtimet e ndotjes së ajrit nga djegia e më pak lëndëve djegëse fosile.

Skenarët e shpëtimit të jetës

Hulumtimi, botuar në një botim të veçantë të revistës Lancet Planetary Health, shqyrtoi tre skenarë: vazhdimin e rrugës aktuale, rritjen e përpjekjeve për të arritur qëllimet e Parisit dhe një skenar më ambicioz, i cili vendos shëndetin në zemër të trajtimit të ndryshimeve klimatike.

Në Mbretërinë e Bashkuar, zbatimi i politikave për të përmbushur qëllimet ndërkombëtare të klimës do të shpëtonte 98 mijë e 420 jetë në vit deri në vitin 2040 përmes dietave më të mira, të cilat përfshijnë më pak mish dhe më shumë perime, bishtajore dhe fruta.

Zbatimi i planeve kombëtare të klimës që përmbushin qëllimet e Parisit mund të shpëtojë 5.8 milion jetë për shkak të dietës më të mirë, 1.2 milion jetëve për shkak të ajrit më të pastër dhe 1.2 milionë jetë për shkak të rritjes së stërvitjes.

Vendosja e objektivave të qarta shëndetësore, të njohura si kontribute mund të çojë në një ulje të mëtejshme të 462 mijë vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit, 572 mijë nga dieta dhe 943 mijë nga pasiviteti fizik në vit deri në 2040.

Përshtatur për TheGuardian nga AlbanianPost

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore