Teknologji

Shpërthimi i prototipit SN10 të SpaceX-it (VIDEO)


SN10, prototipi i raketës SpaceX, ka shpërthyer përafërsisht tre minuta pas uljes në vendin e nisjes në Teksasin Jugor gjatë fluturimit provë.

Agjensia e lajmeve, CNN, tregon se prototipi u ngrit rreth orës 17:15 në datë 3 mars 2021. Ai u ngjit rreth gjashtë milje mbi peisazhin bregdetar duke imituar dy fluturime të mëparshme provë të SpaceX-it, të cilat përfunduan me një përplasje shpërthyese.

Ende nuk dihet se çfarë e shkkatoi shpërthimin e raketës pas uljes, madje transmetimi i drejtpërdrejtë i saj ishte ndërprerë para ndezjes.

Mirëpo, kjo ditë shënoi edhe uljen e parë të suksesshme për një prototip të Starship-it.

Gjatë një interviste, John Insprucker, inxhinier i SpaceX-it, tha se qëllimi kryesor i testit ishte mbledhja e të dhënave se si krahët e raketës do të kontrollonin prototipin e Starship-it teksa rrëzohej përsëri në Tokë.

Insprucker ka zbuluar gjithashtu se do të dalë një tjetër prototip i quajtur SN11, i cili do të jetë gati në të ardhmen e afërt për një fluturim provë.

Elon Musk, shefi ekzekutiv i SpaceX-it, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ja ka faturuar problemin standardeve të paracaktuara të shtytjes së raketës duke shtuar se kompania do të rrisë kufirin e shtytjes së raketës në mënyrë që t’i japë më shumë hapësirë për të marrë shtytje gjatë ngjitjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore