Shpërthimi i autobotit me naftë, Policia me njoftim zyrtar: Janë plagosur dy punonjës, zjarri është shuar
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobot me karburant ka shpërthyer, teksa furnizohej në një pikë.
sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.
Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.
Shërbimet e Policisë evakuuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.
Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista e kandidatëve
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Shtyhet sërish seanca për “Sterilizimin”, Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor