Lajme

Shpërthime në qytetin kryesor të Guinesë Ekuatoriale, 15 të vdekur


Një seri shpërthimesh në një kazermë ushtarake në Guinenë Ekuatoriale vranë të paktën 15 njerëz dhe rreth 500 të tjerë janë plagosur, siç ka njoftuar televizioni shtetëror.

Mësohet se shpërthimet u shkaktuan nga “neglizhenca” në lidhje me ruajtjen e dinamitit në kazerma.

“Shpërthimi shkaktoi dëme në pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata,” është shprehur presidenti, Teodoro Obiang Nguema, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Ministria e shëndetësisë kërkoi punonjës shëndetësorë vullnetarë për të shërbyer në Spitalin Rajonal Bata. Ajo ka kërkuar gjithashtu dhurues të gjakut për shkak të numrit të lartë të viktimave.

Disa spitale lokale janë mbingarkuar nga numri i pacientëve të pranuar, raportoi TVGE duke transmetuar imazhe të njerëzve të plagosur të shtrirë në dyshemenë e spitalit të të mbingarkuar nga njerëz.

Videoja e postuar në mediat sociale për pasojat e shpërthimeve tregon një skenë kaotike të njerëzve të pikëlluar duke ikur ndërsa tymi mbuloi zonën.

“Dëgjojmë shpërthimin dhe shohim tymin, por nuk e dimë se çfarë po ndodh,” është shprehur një banor lokal për agjencinë e lajmeve AFP.

Ambasadori i Francës, Olivier Brochenin, u dërgoi ngushëllimet e tij viktimave përmes Twitter-it, duke e përshkruar ngjarjen si një “katastrofë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore