Lajme

Shpërthime në aeroportin ushtarak të Bjellorusisë


Në zonën e fushës ajrore Zyabrovka, e cila ndodhet pranë qytetit bjellorus, Gomel, u dëgjuan shpërthime dhe u panë flakërima.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ukrainase, duke cituar kanalin e Telegram-it “Belarusian Gayun”.

Informacioni për shpërthimet u konfirmua nga disa burime njëherësh.

Sipas të dhënave të ndryshme, duke filluar nga ora 00:30 ka pasur të paktën tetë flakërima.

“Belarusian Gayun” vuri në dukje se “Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Bjellorusisë raportoi për zhvillimin e stërvitjeve të mbrojtjes ajrore dhe të forcave ajrore me zjarr të drejtpërdrejtë, nëse ato lidhen me shpërthimet në zonën e Zyabrovka-s”.

Më 7 korrik, zëvendës-shefi i Departamentit Kryesor Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksiy Gromov, deklaroi se “Bjellorusia ka lënë fushën ajrore të Zyabrovka-s nën kontrollin e rusëve”.

“Aeroporti Zyabrovka në Bjellorusi tashmë është plotësisht i kontrolluar nga rusët. Aktualisht aty po ngrihet një bazë ushtarake ruse. Divizioni raketor i kompleksit raketor Iskander-M dhe divizioni S-400 janë të vendosura në territorin e fushës ajrore”, vërejti zyrtari ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore