Lajme

Shpërthim masiv në Kazakistan, 9 të vdekur


Nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim masiv në një bazë ushtarake në Kazakistan, ndërsa qindra njerëz janë evakuuar nga zona për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara.

Katër persona të tjerë mendohet të jenë pjesë e incidentit dhe të kenë humbur jetën.

Nga një njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes në Kazakistan, ekipet e emergjencës dhe disa personal kanë qenë ndër viktimat.

Fshatrat pranë zonës janë boshatisur menjëherë nga autoritetet. Të plagosurit jo të pakët, janë çuar drejt spitaleve për të marrë ndihmë.

Në pamjet filmike që janë regjistruar nga kalimtarët, vihet re shpërthimi masiv dhe vala që ai lë pas. Një kërpudhë e stërmadhe tymi ngrihet menjëherë në qiell.

Sipas raportimeve të deri tanishme, depoja e armëve ka marrë flakë dhe kështu, ka shkaktuar shpërthimin masiv.

Zjarri ende vazhdon dhe po luftohet për shuarjen tërësore të tij.

Ky është thjesht një incident i rastit i këtij tipi në Afganistan. Dhjetëra depo të tilla të lëna pas nga Bashkimi Sovietik, kanë rezultuar një shkaktarë të humbjes së jetës.

Përtej faktit tragjik të humbjes së jetëve, një dëm i madh i është shkaktuar edhe mjedisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore