Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë


Parkingu nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, një shpërthim është dëgjuar të hënën e 9 majit, konkretisht në vend punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, ka thënë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore