Sport

Shpërthejnë polemikat, Thiago Silva i heq topin kundërshtarit me dorë (VIDEO)


Chelsea u përballë këtë të shtunë me Crystal Palace në “Selhurst Park”. Blutë përmbysën rezultatin, pasi po humbisnin 1-0.

Odsonne Edouard shënonte për vendasit. Pierre-Emerick Aubameyang dhe Conor Callagher shënonin për miqtë.

Mirëpo, ndeshja u shoqërua me një episod disi të “çuditshëm”, teksa rezultati ishte 1-0 për vendasit. Në minutën e 32 mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ndaloi me dorë një sulm të kundërshtarit, Jordan Ayew i cili po i drejtohej portës.

Por, pavarësisht se u përdor VAR, braziliani i shpëtoi kartonit të kuq, duke u ndëshkuar vetëm me të verdhë. Dhe pikërisht kjo ngjarje ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta në Angli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore