Shqipëria

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari


Policia e Shtetit ka konfirmuar më datë 10 shkurt goditjen e operacionit të koduar policor “Devijimi” në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.R, 32 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike, e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

“Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike”, thuhet më tej.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore