Pajisje

Shpejtësia e sinjaleve Wi-Fi vetrregullohet


Ngadalësia e marrjes së sinjalit të internetit përmes Wi-Fi mund të rregullohet duke ndjekur disa hapa udhëzues.

Fillimisht, nevojitet të konfirmohet nëse shpejtësia e internetit që merret përputhet me shpejtësinë e internetit të shfaqur te ISP-ja personale. Sipas faqes teknologjike Gadgets 360°, kjo matje mund të kryhet nëpërmjet faqeve të internetit speedtest.net ose fast.com.

Pas konfirmimit të shpejtësisë së munguar, nevojitet një rinisje e shpejtë duke çaktivizuar dhe rindezur përsëri pas disa sekondash pajisjen e marrjes së valëve Wi-Fi.

Gadgets 360° sqaron se “problemi mund të shkaktohet edhe nga pozicionimi i pajisjes”, prandaj dhe nevojitet një ripozicionim i saj. Njëkohësisht, duhen rregulluar antenat e pajisjes në drejtimin drejt lartë në mënyrë që të mundësohet përcjellja e sinjaleve Wi-Fi.

Mbase një nga zgjidhjet që mund të ndërmerren sipas Gadgets 360° është edhe ndërrimi i ISP-së. Kjo pasi ISP-ja ekzistuese mund mos të jetë në gjendje të mbulojë nevojat e përdoruesit me sinjal të shpejtë.

Mirëpo, ngadalësimi jo gjithmonë është problem teknik. Ai mund të vij edhe si pasojë e përdoruesëve të shumtë të një sinjali të vetëm./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore