Sport

Shorti i të 16-ve në Copa del Rey, përballje të forta për Barcelona-n dhe Atletico-n, Real-i me fat


Në selinë e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) është hedhur këtë të premte shorti që ka përcaktuar çiftet e fazës së 16-ve të Kupës së Mbretit (Copa del Rey) 2021-22.

Edhe në këtë fazë, përballjet do të jetë vetëm me një takim direkt. Ndërsa, risi do të jetë përfshirja e sistemit VAR, i cili nuk u përdorë në raundet e mëparshme.

Shorti është treguar bujar me Real Madrid-in që e ka vënë përballë Elche-s. Por, nuk mund të thuhet kështu për Barcelona-n dhe Atletico Madrid-in.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez-i do të përballet me Althetic Bilbaon në transfertë. Kurse skuadra e Diego Simeone-s do të përballet me Real Sociedad-in, po në transfertë.

Shorti ka përcaktuar dhe një derbi të madh nga La Liga, atë të Sevijës. Real Betis-i përballet me Sevilla-n në “Benito Villamarin”.

Në përballjet e tjera, Valencia luan në transfertë përballë Atletico Baleares-it, të ligës së tretë. Këtë të fundit eleminuan Celta Vigo-n në raundin e kaluar.

Girona përballet me Rayo Vallecano-n, Sporting Gijon-i përballet me Cadiz-in dhe Mallorca pret Espanyol-in e Keidi Bares.

Ndeshjet do të luhen më 15 dhe 16 janar. Katër skuadrat që do të luajnë në Superkupë, Real Madrid-i, Barcelona, Real Sociedad-i dhe Athletic Bilbao do të luajnë ndeshjet përkatëse më 19 dhe 20 janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore