Sport

Shorti i Europa dhe Conference Leauge do të hidhet të premten, Lorik Cana do të asistojë gjatë hedhjes së shortit


Pasi të enjten u hodh shorti për edicionin e ri të Champions Leauge, një ditë më pas vjen radha që të mësojmë grupet e edicionit 2021/22 të UEFA Europa Leauge dhe garës më të re për klube në Evropë, UEFA Conference Leauge.

Ceremonia e hedhjes së shortit në Europa Leauge pritet të fillojë në ora 12:00 në Stamboll, derisa ai i Conference Leauge është paraparë të nisë në ora 13:30.

Gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit në Ligën e Konferencës, UEFA ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Canën, që të asistojë në përcaktimin e grupeve të edicionit të ardhshëm të kësaj gare.

Kujtojmë që Europa Conference Leauge është gara e nivelit të tretë për klube në Evropë, e cila është themeluar këtë vit nga UEFA.

Pjesë e kësaj gare do të jenë ekipe si: Tottenham, Roma, Rennes, Union Berlin etj., derisa kujtojmë që finalja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, më datën 25 maj.

Derisa, në Eurpa Leauge këtë vit do të marrin pjesë skuadra të mëdha si: Leicester City, Lazio, Napoli, Lyon, Marseille, PSV Eindhoven, Ëest Ham, Fenerbahçe, Real Sociedad etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore