Sport

Shoku i Allegri-t zbulon të ardhmen e teknikut?


Massimiliano Allegri është një nga trajnerët më të mirë të futbollit në vitet e fundit. Tekniku livornez, që pas shkëputjes së kontratës me Juventus-in është në kërkim të një aventure të re.

Shumë klube ishin pas teknikut, mes të cilave, Real Madrid-i, PSG-ja, Manchester United-i, Chelsea, Roma etj. Por, duket se asnjë nga këto klube nuk do të jetë destinacioni për trajnerin toskan.

Miku i ngushtë i Allegri-t, Giovanni Galeone, është njeriu që shpeshherë flet rreth teknikut. Në një intervistë për Radio Kiss Kiss, ai ka thënë se Allegri, ka mundësi reale të drejtojë skuadrën e Napoli-t, nese Gennaro Gattuso largohet.

“Massimiliano Allegri ka marrëdhenie të mire me presidentin e Napoli-t, Aurelio de Laurentiis-in”, tha Galeone.

“Max pëlqen Hirving Lozano-n, por edhe Fabian Ruiz-in. Allegri te Napoli me siguri do të ishte e mundshme, kjo varet edhe nga programet dhe projektet e presidentit”.

Galeone gjithashtu flet edhe për mentalitetin ndërkombëtar që Napoli duhet të marrë.

“Ju e blini me lojtarë të fortë, Rafa Benitez-i solli lojtarë të nivelit të lartë në Napoli. Higuain, Albiol, Mertens, Ghoulam, Callejon”.

“Të gjithë lojtarë të nivelit të lartë. Koulibaly u bë i tillë falë një mësuesi futbolli si Raul Albiol-i, ai ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm”, tha Galeone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore