Sport

Shokohet PSG në “Parc des Princes”


Siç duket këtë javë askush në Francë nuk e dëshironte kreun.

E fundit, këtë e vërtetoi Paris Saint-Germain me humbjen shokuese përballë vendit të 18-të Nantes në shtëpi.

Një Mbappe jashtë formës, një Nantes i fortë në mbrojtje dhe efikas në sulm.

Mundësinë e artë për të barazuar Lille-n, PSG e lëshoi në mënyrë të papritur.

Pjesa parë u mbyll me rezultat 1-0 në favor të parisienëve, por e dyta foli ndryshe.

Protagonist ishte Kolo, i cili ishte i përfshirë në dy golat e mysafirëve.

Fillimisht në të 59-ën, ai shënoi për të barazuar shifrat.

Kurse, 12 minuta më vonë, ai asistoi për Simon, i cili me sukses shënoi golin e epërsisë për Nantes.

Përkundër shtatë minutave shtesë, PSG nuk arriti që të paktën të gjejë golin e barazimit.

Me këtë humbje, parisienët mbesin në të njejtën kuotë pikësh sa Lyon, 60.

Kurse shkojnë në ndeshjen e të mërkurës përballe Lille, me tre pikë më pakë.

Tabela në Ligue 1 pas 29 javësh:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore