Sport

Shokohet Chelsea


Rikthimi pas pushimit të kombëtareve nuk ishte fare i mirë për skuadrën e Thomas Tuchel.

Në një ndeshje që konsiderohej shumë e lehtë për Chelsea-n, blutë e Londrës pësojnë debakël brenda në “Stamford Bridge”.

Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit që shënuan pas 27 minutave lojë, me anë të amerikanit Christian Pulisic.

Por, vetëm dy minuta më vonë ndryshoi krejtësisht rrjedha e ndeshjes.

Në të 29-ën, Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtar.

Kur pjesa e parë po mbyllej me epërsi të Chelsea-s, brenda dy minutave në kohën shtesë Pereira shënoi dy herë për të dërguar mysafirët në dhomat e zhveshjes me rezultat 2-1.

Edhe në pjesën e dytë, në një interval të shkurt kohe West Brom shënoi edhe dy herë.

Fillimisht në të 63-ën me anë të Robinson.

Pastaj, në të 68-ën me Diagne-n.

Mount shënoi për Chelsea-n në të 72-ën, duke i dhënë Chelsea-s shpresë që të shënoj edhe dy në 20 minutat e mbetura.

Por, me vetëm dhjetë futbollist në fushë, blutë e kishin shumë të vështirë që të krijon mundësi.

Madje, West Brom shënoi edhe një herë, me Robinson në minutën e 91-të.

30% e golave West Brom këtë sezon i ka shënuar përballë Chelsea-s, tetë në dy ndeshje.

Chelsea mbetet në vendin e katërt me 51 pikë, pozitë kjo që mund të arrihet këtë javë nga West Ham dhe Tottenham.

West Brom në anën tjetër i jap vetës pak shpresë për mbijetesën, por me vetëm 21 pikë, kjo duket shumë e vështirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore