Lajme

Shkrihen marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Taiwan-it


Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Mike Pompeo, deklaroi se  Departamenti i Shtetit do të anulojë kufizimet afatgjata  për mënyrën e komunikimit  midis diplomatëve të SHBA-së  dhe homologëve të tyre në Taiwan, më 9 janar.

Kjo lëvizje pritet të shqetësojë Kinën duke qenë se administrata e Trump-it është drejt largimit.  Administrata e Trump-it është përpjekur të forcojë marërdhëniet dypalëshe me Taiwan-in.

Njoftohet se ambasadorja e Kombeve të Bashkuara (OKB), Kelly Craft-i,  do të shkojë në Taiwan. Dhe për këtë  kritika të ashpra kanë ardhur nga Pekini.

Ata paralajmëruan se SHBA-ja do të paguajë një çmim të rëndë. Në gusht, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar, u bë anëtari i parë i Kabinetit që vizitoi Taiwan-in që nga viti 2014.

Pompeo  ka deklaruar se Departamenti i Shtetit ka krijuar kufizime komplekse kur bëhet fjalë për kontaktet midis dy palëve. Ai deklaroi se kufizimet ishin ndërmarrë për të qetësuar regjimin Komunist në Pekin.

Qeveria kineze deklaron se Kina kontinentale dhe Taiwan-i janë pjesë e “së njëjtës Kinë”. Qeveria kineze ka  përshkallëzuar kërcënimet për ishujt-vetëqeverisës që janë nën kontrollin e forcave ushtarake.  Kina ka përdorur ndikimin e saj diplomatik për të ndaluar Taiwan-in  t`i bashkohet organizatave që  kërkojnë  të jenë të pavarura për t`u anëtarësuar.

Pompeo  tha se SHBA-ja do të mbajë marrëdhënie me partnerët jozyrtarë në të gjithë botën. Tajvani nuk është përjashtim. Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, ka   përshëndetur lëvizjen  e SHBA-së./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore