Sport

Shkollë në finalen e US Open, Medvedev fiton përballë Djokovic


Daniil Medvedev ka arritur që të ndalë Djokovic-in në ëndrrën e tij për Grand Slam-in e katërt të vitit duke e mposhtur në finalen e US Open.

Pas dështimit në lojërat olimpike ku doli pa medalje, Novak Djokovic humbet përsëri.

Serbi ishte jashtë elementit të tij përballë rusit Medvedev në finalen e turneut amerikan.

Për asnjë moment nuk u duk se fitorja e Daniil do të kontestohej, me rusin që ishte një hap para në çdo moment.

Numri dy i botës i fitoi tri sete, duke mos e humbur asnjë.

Të trija setet, Medvedev i fitoi me rezultat identik, 4-6.

Me fitoren e sontme të Daniil, mbyllen Grand Slam-t për vitin 2021.

Ato kthehen në janar të 2022-ës, me të zakonshmen e muajit të parë, Australian Open.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore