Sport

Shkodra po tregon se është “djepi i futbollit” në Shqipëri


Sezoni 2020/21 duket se po rikthen Vllazninë e vërtet, atë që tifozët shkodranë e kanë kërkuar prej vitesh. Në fakt Vllaznia e Kategorisë Superiore, ka marrë gjithë famën e futbollit shkodranë këtë vit dhe po eklipson paksa pjesën tjetër. I rëndësishëm është fakti se futbolli shkodranë deri tani është pothuajse në majën e çdo futbolli në vend.

Vllaznia e Kategorisë Superiore. Aktualisht renditet në vendin e parë të kësaj kategorie, me 35 pikë, nëntë më shumë se Partizani i vendit të dytë. Në 15 javë kampionati Vllaznia ka siguruar 11 fitore, dy barazime dhe dy humbje. Gola të shënuar janë 24, kundrejtë nëntë që janë të pësuar. Duke patur sulmin dhe një nga mbrojtjet më të mira në kampionat.

Vllaznia U21 është duke kryesuar Kategorinë Superiore U21. Pas tetë ndeshjesh të luajtura, shkodranët kanë shtatë fitore dhe një barazim. 22 pikë të grumbulluara, 22 gola të shënuar dhe tetë të pësuar. Ekipi i vetëm pa humbje në kampionat.

Vllaznia U19, kryeson Grupin A, të Kategorisë Superiore U19. Në 10 ndeshje, kanë arritur tetë fitore, një humbje dhe një barazim. 25 pikë, 33 gola të shënuar dhe tetë të pësuar. Në këtë kategori ndodhet dhe ekipi tjetër me emrin Shkodra, që renditet në vendin e shtatë, me 12 pikë.

Vllaznia U17, ndodhet në pozita pak më ndryshe se ekipet e tjera të Vllaznisë. Momentalisht janë në vendin e shtatë me 10 pikë, pas 10 javësh, në Grupin A, të Kategorisë Superiore U17. Kanë shënuar 21 gola dhe kanë pësuar 22.

Gjithashtu dhe ekipi Shkodra është në këtë kategori, që renditen në vendin e gjashtë me 15 pikë. Ekipi ka shënuar 14 gola dhe ka pësuar 13.

Vllaznia U15, renditet e dyta në Grupin A të Kategorisv Superiore U15. Pas gjashtë javësh, kanë grumbulluar 14 pikë, kanë shënuar 16 gola dhe kanë pësuar tre.

Vllaznia U13, renditet nv vendin e gjashtë të Grupit A, në Kategorinë Superiore U13. Gjashtë javë të luajtura, tetë pikë, gjashtë gola të shënuar dhe shtatë të pësuar.

Shkodra është ekipi tjetër i futbollit shkodranë në këtë kategori, që renditet në vendin e shtatë, me shtatë pikë, 12 gola të shënuar dhe po aq të pësuar.

Kategoria e Parë U19, Grupi A, ka në përberje të saj, dy ekipe shkodrane. Akademia AAS që ndan vendin e parë me Ilirinë e Fushë-Krujës, me nga 10 pikë pas pesë ndeshjesh. Shtatë gola të shënuar dhe katër të pësuar.

Ekipi tjetër është FC Djelmnia Shkodrane 2017 U19, që renditet në vendin e tretë me shtatë pikë në pesë ndeshje. Me pesë gola të shënuar dhe tre të pësuar.

Kategoria e Parë U17, Grupi A, ka në përberje tre ekipe shkodrane. FC Scutari, që pas shtatë javësh, renditet në vendin e parë, me 15 pikë. 21 gola të shënuar dhe katër të pësuar. FC Djelmnia Shkodrane 2017, që renditet në vendin e tretë me 12 pikë. 17 gola të shënuar dhe katër të pësuar. Dhe Djelmnia në vendin e nëntë me tre pikë. Me tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar (ka luajtur vetëm një nga shtatë ndeshjet e kampionaitit).

Vllaznia-Femra është duke udhëhequr Kampionatin e Femrave. Pas tetë javësh, Vllaznia e Femrave ka tetë fitore dhe ka grumbulluar 24 pikë. Tre pikë më shumë se Apolonia e vendit të dytë.  Me 54 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Juban Danja-Femra dhe Aas-Femra janë dy ekipe të tjera shkodrane që militojnë në Kampionatin e Femrave. Përkatësisht Juban Danja në vendin e katërt me 18 pikë, me 33 gola të shënuar dhe tetë të pësuar. AAS në vendin e tetë me nëntë pikë, me 11 gola të shënuar dhe 51 të pësuar./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore