Zgjedhjet në Shqipëri

Shkodra, “kryeqyteti i veriut” përballë 25 prillit


Shkodra është një ndër qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë, një nga kryeqendrat e zhvillimit ekonomik dhe lokalitetit historik të vendit.

Trashëgimia historike, vendndodhja gjeostrategjike dhe rrugët me rëndësi që kalojnë nëpër të i japin peshë të veçantë.

Ritmi i përgjithshëm të vendit, që ka të bëjë me papunësinë në Shkodër ka shënuar rënie deri në vitin 2019.

Ndërkaq, krahasuar me atë vit, përgjatë vitit 2020 është rritur me katër për qind.

Qëndrimet për këtë fenomen është i ndryshëm nga kahet politike.

Partia Socialiste në Pukë nuk e sheh papunësinë ashtu siç e përshkruajnë në Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Opozita këtë dimension social e vlerëson si faktorin kyç që ndikon në rritjen e emigracionit.

Një ndër burimet e rëndësishme ekonomike për Qarkun e Shkodrës është turizmi.

Problematikat kryesore të qarkut janë papunësia në rritje dhe largimi i të rinjve, që përkthehet në rënien e popullsisë së aftë për punë.

Nga 263 mijë votues të regjistruar, në këtë qark votojnë mesatarisht 112 mijë qytetarë.

Katër vjet pas ndryshimit të partisë në pushtet, dy forcat politike do të testohen sërish.

Megjithëse zgjedhjet janë për nivelin qendror, banorët presin që ato do të prodhojnë ndryshim të madh dhe do t’i adresojnë problemet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore