Shqipëria

Shkodër, shpërthen bombola e gazit në shkollën 9-vjeçare


Një bombol gazi ka shpërthyer të mërkurën e 27 janarit në një shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit të ndodhur në shkollën 9-vjeçare nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që nxënësit kishin pushimin dhe nuk ka pasur pasoja. Rikujtojmë që një rast i ngjashëm është shënuar edhe vitin e kaluar në këtë shkollë.

Sipas të dhënave, në shkollë për ngrohje nuk përdoret energjia elektrike, por ngrohja me gaz./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore