Shqipëria

Shkodër, rritet niveli i ujit në Dajç


Përmes një postimi në median sociale “Facebook”, Bashkia e Shkodrës, ka bërë të ditur se Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.69 metra, me një rritje prej 9 centimetrash.

“Niveli i ujit është rritur me 25 centimetra në vendin e quajtur Urrela të Shirqit, në krahasim me një ditë më parë. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore. 1450 hektar tokë bujqësore është e përmbytur në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se në aksin Darragjat-Shirq rruga është e bllokuar. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 130-150 centimetra. Prezenca e ujit në rrugën Belaj-Pentar arrin deri në 20 centimetra. Ka prezencë uji edhe në 110-të oborre shtëpish.

Bashkia bën të ditur se makina e ushtrisë është në gatishmëri nga ora 07:45-16:00 te Dispeçeri Mushan.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore