Shqipëria

Shkodër/ Gjendet e pajetë një grua


Është gjendur e pajetë një grua në qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, ajo është gjetur rreth orës 14.20, në lagjen “Fahri Ramadani”, në banesën e saj.

Mësohet se pa shenja jete është gjetur shtetësja R.E., 40 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Trupi i viktimës ndërkohë, është transportuar për në morg. Ekspertiza e specializuar mjeko-ligjore, pritet të kryhet.

Grupi hetimor po heton gjithashtu mbi shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore