Shqipëria

Shkodër: Finalizohet operacioni “Perash”, arrestohen në flagrancë 4 shtetas


Policia e shtetit njofton se, të mërkurën e 21 prillit është finalizuar operacioni policor i koduar “Perash”, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Gjithashtu njoftohet se janë arrestuar në flagrancë katër shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Shtetasit me iniciale A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër, G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër, D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore