Bota

Shkëputet parmaku, shtatë studentë humbin jetën


Një çift pret në vendngjarje, universiteti publik El Alto, Reuters

Shtatë studentë në universitetin El Alto kanë vdekur ditën e martë, në shtetin e Bolivisë, si pasojë e thyerjes së një parmaku. Pesë janë plagosur rëndë. Studentët po hynin në një sallë mbledhjesh, kur parmaku i katit të katërt u thye.

Pamje nga incidenti tregojnë studentët e grumbulluar në vendkalimin e ngushtë, teksa hynin në një sallë kuvendi.

Kangjella e metaltë u shkëput nga pesha e studentëve që shtyheshin. Një pjesë e tyre ranë në dyshemenë prej betoni. Ngjarja ka ndodhur pranë kryeqytetit La Paz.

Të tjerë ndihmonin shokët, për të mos rënë nga lartësia.

“Nga ky aksident, shtatë kanë vdekur dhe pesë janë në një gjendje kritike, disa prej tyre janë stabilizuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Jayson Auza.

Të plagosurit dhe të ndjerët ishin midis moshës 20 dhe 24 vjeç.

Del Castillo u shpreh se ka urdhëruar një hetim për aksidentin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore