Lajme

Shkëmbinjtë koralorë nën rrezikun e naftës


Shkëmbinjtë koralorë në Detit të Kuq, janë në rrezik, kjo përshkak të marrëveshjes së naftës, Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Ekspertët dhe aktivistët paralajmërojnë se marrëveshja për të sjellë naftë brufto me anije cisternë, do të shkaktojë rrjedhje dhe ndotje.

Rezervati i Eilat-it shtrihet rreth 1.2 km larg bregdetit të qytetit, duke mbrojtur shkëmbinjtë nënujorë, që janë shtëpia e një larmie të pasur të jetës detare

Ambientalistët izraelitë po paralajmërojnë se një marrëveshje e tubacionit të naftës UAE-Izraelit, kërcënon shkëmbinjtë nënujorë unikë të koraleve. Ata shtojnë se kjo mund të çojë në “katastrofën e ardhshme ekologjike”.

Në një parkim makinash, me pamje nga selia e naftës Eilat, ata protestuan, duke brohoritur që fitimet do të vijnë “në kurriz të koraleve”.

“Shkëmbinjtë nënujorë janë 200 metra nga ku do të shkarkohet nafta”, tha Shmulik Taggar, një banor i Eilat-it dhe anëtar themelues i Shoqërisë për Ruajtjen e Mjedisi të Detit të Kuq.

Në tetor, kompania shtetërore e Izraelit (EAPC), nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi, me një entitet të ri të quajtur , MED-RED Land Bridge Ltd.

EAPC-ja planifikon të sjellë naftë bruto nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në Eilat dhe më pas ta transportojë atë me tubacion në qytetin mesdhetar të Izraelit, Ashkelon, për eksport të mëtejshëm në Evropë.

Aktivistët argumentojnë se marrëveshja shmangu vëzhgimin e ashpër rregullator, për shkak të statusit të EAPC si një firmë shtetërore që punon në sektorin e energjisë.

Ndërsa koraleve në të gjithë botën janë nën kërcënim të shkaktuar nga ndryshimi i klimës, shkëmbinjtë nënujorë në Eilat kanë mbetur të qëndrueshëm për shkak të rezistencës së tyre unike ndaj nxehtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore