Sport

Shkëmbim i mundshëm Dybala – Dembele


Juventusi dhe Barcelona pritet të futen së shpejti ne negociata për të shkëmbyer futbollistët e tyre Paolo Dybala dhe Ousmane Dembele, ka raportuar Tottosport.

Te Juventusi janë të gatshëm për një shkëmbim të tillë, duke pasur parasysh se Dybala po refuzon rinovimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit 2022.

Argjentinasi nuk po kalon momente të mira me “bardhezinjtë”, gjithashtu këtë sezon ka pasur telashe të shumta me lëndimet, ku në këtë sezon regjistroi 16 paraqitje, në të cilat shënoi vetëm tre gola dhe dhuroi dy asistime.

27-vjeçari u transferua te Juventusi në verën e vitit 2015 nga Palermo, për shifrën e 40 milion euro, ndërsa aktualisht vlera e tij sipas “transfermarkt” është 60 milion euro.

Ngjashëm si Juventusi, edhe Barcelona është në një situatë të tillë, për shkak se drejtuesit e klubit nuk po arrijnë ta bindin francezin Dembele për ta rinovuar kontratën.

Dembele u transferua nga Borussia Dortmund, në verën e vitit 2017 për një shifër prej plot 135 milion euro.

Francezi që prej transferimit, nuk ka kaluar momente të mira me “blaugranat”, i cili pati shumë probleme me lëndimet.

23-vjeçait i skadon kontrata në verën e vitit 2022, dhe ai me Barcelonën nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës së re.

Dembele në këtë sezon ka pasur 35 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Andaj dy klubet e mëdha evropiane, pritet të bëjnë përsëri një tjetër shkëmbim të bujshëm, pas atij të vitit të kaluar, në të cilin shkëmbyen futbollistët Miralem Pjanic dhe Arthur Melo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore