Sport

Shkëlqimi i përkohshëm i Traore-s


Adama Traore në sezonin e kaluar ishte një nga elementët kyç të skuadrës së Wolverhampton-it në Angli. Duke ndihmuar këta të fundit të renditeshin në vendin e shtatë të Premier Ligës.

Sezonin e kaluar në 54 paraqitje realizoi gjashtë gola dhe 12 asiste. Wolves-i dukej sikur kishte gjetur Cristiano Ronaldo-n e ri dhe nuk e nxirte në merkato pa 80 milionë euro.

Këtë sezon, Traore duket se e ka humbur shkëlqimin. Në total deri tani është aktivizuar në 29 takime, ku ka shënuar vetëm një gol dhe një asist. Madje më të lartë ka numërin e kartonave të verdhë sesa përfshirjen në gola, praktikisht në raport 4/2.

Megjithatë talenti i Traore-s nuk vihet në diskutim dhe 25-vjeçari mbetet përsëri një lojtar i mirë dhe një lojtar i kërkuar në merkato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore