Muzikë

Shkëlqimi i Edi Furrës në interpretimin e kolazhit të këngëve gjakovare


Këngëtari i njohur i muzikës së mirëfilltë qytetare – shqiptare, Edi Furra, ka qenë I ftuar në spektaklin televiziv “Këngë moj” të udhëhequr nga Klea Huta, ku ka performuar një kolazh të “Malësisë së Gjakovës”.

Performanca e shoqëruar me një bend profesionistësh të muzikës si dhe vokalin e rrallë të Furrës, e bën shfaqjen akoma më atraktive teksa të pranishmit në sallë, pos duartrokitjeve, nuk hezituan edhe të vallëzojnë.

Madje, kishte edhe nga ata që e pëlqyen aq shumë interpretimin e këngëtarit nga Gjakova, sa u ngritën në këmbë për t’ia hedhur valles.

Ndryshe, Edi Furra, është një ndër artistët që muzikën e ka të trashëguar ndër breza si nga babai ashtu edhe nga xhaxhai. Ndërsa, pos tij, aktiv në muzikë është edhe i vëllai, Fatos Furra.

Edi Furra numëron plot hite në repertorin e tij, mes tyre edhe këngët si “Hajde gjakovare” e “Një shok n ‘sofër na mungon”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore