Shqipëria

Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 37-të shoferë


Policia Rrugore e Tiranës ka kryer disa kontrolle parandaluese për shkelësit e rregullave të qarkullimit, të cilët janë bërë burim aksidentësh në të gjithë territorin e qytetit.

Gjatë kontrolleve të ditëve të fundit, policia ka arrestuar 37 drejtues mjetesh, 24 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 13 të tjerë pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër janë pezulluar 187 leje drejtimi. 82 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosrregullim shpejtësie, 198 për shkelje të semaforit, 210 për përdorim të celularit në makinë, 112 të tjerë nuk i kanë dhanë përparësi këmbësorëve.

28 drejtues automjetesh me targa regjistrimi të shteteve të tjera janë shoqëruar në Komisisariat, për llogari të strukturave të tjera policore. Pas verifikimit, drejtuesit e mjeteve janë proceduar administravisht për shkeljet e konstatuara dhe mangësitë në dokumentacionin e tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore