Kosova

Shkarkohet nga detyra Konsulli i Republikës së Kosovës në Tiranë


Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ditën e martë më njëzet e dy dhjetor, ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar dekretin e konsullit që me datë njëzet e pesë nëntor 2020, por lajmi bëhet i ditur sot.

Arsyeja pse Halim Krasniqi është shkarkuar, mësohet se ka të bëjë me riemëriminn e kundërligjshëm si Konsull i Republikës së Kosovës në Tiranë.

Mësohet gjithashtu se ai akuzohet nga punonjësit për dhunë ndaj tyre.

Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe reagimi i Halim Krasniqit, që e cilëson si veprim anti-kushtetues dhe si hakmarrje politike nga Vjosa Osmani, që po largon edhe njerëz të tjerë të emëruar nga Hashim Thaçi

Gjithashtu Krasniqi shprehet se “akuza nuk është e vërtetë dhe se vendimin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Vendimi për të shkarkuar konsullin ishte marrë që më tridhjetë mars të këtij viti nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca. Por presidenti në detyrë në atë kohë, Hashim Thaçi, refuzojë ta dekretojë shkarkimin gjatë kohës së Konjufcës, por gjithashtu edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ne fillim të shtatorit të këtij viti, Thaçi firmosi dekretin nëpërmjet të cilit Konsulli i Republikës së Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqi, do t’a vazhdonte detyrën e tij edhe për katër vitet e ardhshme. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore