Lajme

Shkarkimi i Rakiçit – Krasniqi për Albanian Post: S’po ndodh për shkak të koalicionit mes Listës Serbe dhe Kurtit


Goran Rakiç

“Për shkak të afërsisë dhe koalicionit me Listën Serbe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’po e shkarkon ministrinë për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiç”.

Kështu tha për Albanian Post Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kur është pyetur se a duhet të shkarkohet kreu i Listës Serbe, pasi potencoi se do të ketë reciprocitet nëse serbët s’do lejohen të votojnë në Kosovë në prill kur mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi

“Përkundrazi, ka pas raste kur Kryeministri Kurti ka thur lëvdata për ministrin Rakiç”, shtoi ai.

Sipas deputetit të PDK-së, Rakiç tashmë disa herë ka dhënë deklarata kundër sovranitetit të Kosovës, në kundërshtim edhe me qeverinë Kurti, pjesë e të cilës është që nga fillimi, “por asnjëherë, asnjë masë nuk është marr ndaj tij”.

Memli Krasniqi

Por, një veprim të tillë e kishte bërë ish-kryeministri Isa Mustafa. Ky i fundit në vitin 2015 e kishte shkarkuar ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç

Jabllanoviçi i pati zemëruar shqiptarët e Kosovës kur i quajti “njerëz të egër” protestuesit kundër pelegrinëve serbë që po vizitonin një kishë në Gjakovë gjatë Krishtlindjes Ortodokse.

“Nga Qeveria që kam drejtuar e kam shkarkuar Aleksanar Jablanoviq, për deklaratën e tij për nënat gjakovare dhe më vonë edhe Lubomir Mariç, për deklaratat mospërfillëse ndaj shtetit të Kosovës. Të dytë ishin nga Lista Serbe. Unë nuk vlerësoj se ne duhet të bëjmë garë se kush ka guxim apo jo të shkarkojë ministra nga LS. Kosova ka nevojë të gjejë rrugë për të integruar serbët”, tha Mustafa për AP.

Sipas Mustafës, dalja hapur e tyre edhe gjatë këtyre ditëve se ata e njohin vetëm shtetin e Serbisë duhet të na brengosë.

“Edhe deklarata e ministrit Rakiç për reciprocitet. Ai duhet të pyetet se cilat janë planet e tyre që e kërcënojnë Kosovën me “reciprocitet” jo deputetja e Levizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

“Sepse, Kusari flet sikur çdo gjë është në rregull me sovranitetin e vendit, kurse të gjithë e dimë që sovraniteti në veri të vendit vazhdon të jetë me defekte të mëdha dhe i brishtë”.

Isa Mustafa

Megjithatë, ish-kryetari i LDK-së, konsideron që shkarkimet sado që janë të meritueshme, ato nuk e zgjidhin problemin në veri, “pasi atje është ora mbrapa”

“Duhet një strategji e komunikimit me serbët. Derisa të gjithë qytetarët e këtij vendi të mos e pranojnë shtetin e tyre, sovraniteti potencialisht mbetet i lëndueshëm, kurse ne bëjmë dajre me popullzim”, shtoi Mustafa.

Ndërkaq për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, s’po shihet si kërcënim ideja e Rakiçit për reciprocitet.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, mendon që reciprociteti është më shumë mjet politikës së kërcënim.

“Tani është në dorën e kryeministrit si do ta trajtojë, por Kurtit qeveria unifikuar i ka rrëshqitë prej dore”, potencoi Tahiri

“Ne e konsiderojmë këtë qeveri si më të dobëtat deri më tani”.

Besnik Tahiri

Ndërkaq ligjëruesi i medias dhe konflikt që vepron në Norvegji, në Universitetin e Agder-it, Abit Hoxha, konsideron që shkarkimi i Rakiçit do të ndryshoj diçka, sepse sipas tij pas Rakiçit, ai do të zëvendësohet me dikën tjetër nga Lista Serbe.

“Po tani kjo loja mes Kosovës dhe Serbisë përmes Listës Serbe dihet se ka për qëllim vetëm minimin e procesit të dialogut që më së shumti i konvenon Serbisë të ndalet për shkak të politikave të brendshme. Ndërsa, për shkak të relacioneve të Serbisë me EU, i konvenon të fajësohet Kosova për këtë punë”.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, gjatë ditës së diel të 16 janarit në një konferencë për media në pjesën Veriore të Kosovës ku serbët lokal duke shprehur pakënaqësitë e tyre për moslejimin e mbajtjes së Referendumit në Kosovë po organizojnë një protest simbolike, ka potencuar se kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë do të vendosin reciprocitet në Veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe të 3 prillit.

Goran Rakiç

“Nëse me 3 prill nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, atëherë do të vendoset reciprocitet dhe masat do të jenë serioze”, ka thënë Rakiç.

Sipas tij, ky lloj reciprociteti do të bëhet vetëm në komunat e Mitrovicës së Veriut, duke shtuar se më pas do të vendoset edhe në komunat tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore