Lajme

Shkalla e rritjes së infeksionit francez shkakton shqetësim në Gjermani


Gjermania ka kërkuar nga Franca, të enjten e 25 marsit, pasi e shpalli si një zonë të numrit të lartë të infektimeve, që hyrjet dhe daljet mes dy vendeve ti nënshtrohen një testi.

Kjo ka ardhur pasi Franca shtriu një bllokim në tre rajone të tjera si shkak i rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha gazetarëve të enjten se vendimi për të rritur masat, i cili pritet menjëherë, nuk do të çonte në kontrolle kufitare midis vendeve fqinje.

“Unë nuk mendoj se kjo është ndonjë masë e veçantë ose e jashtëzakonshme. Por nëse shikon shkallën e infektimeve, është faktikisht e nevojshme. Gjithsesi do të diskutohet me Francën”.

Kombet evropiane po përpiqen të frenojnë përhapjen e Covid-19, pasi një valë e tretë e infeksioneve po i detyron udhëheqësit të rikthejnë kufizimet.

Çdo masë e shtuar ka të ngjarë të ngrejë shqetësim në zonat kufitare gjermano-franceze, ku trafiku i udhëtarëve dhe tregtia e lirë për dy kombet është pjesë e jetës së përditshme.

Presidenti Emmanuel Macron ka injoruar thirrjet për ta vendosur një bllokim të tretë në mbarë vendin, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve.

Ai ka vendosur spitalet dhe sistemin shëndetësor që nga mesi i muajit shkurt nën presion të madh.

“Kishim të drejtë që nuk vendosëm një bllokim në fund të janarit sepse nuk kishim shpërthimin që u parashikua. Unë nuk kam asnjë ‘mea culpa’ për të bërë, asnjë pendim, asnjë dështim për të deklaruar”.

Sipas statistikave nga autoritetet shëndetësore franceze, janë 4 mijë e 700 njerëz nën kujdesin intensiv që nga e enjtja.

Ky numër po i afrohet kulmit të vjeshtës së kaluar me 4 mijë e 900 pacientë. Numri i njerëzve në Francë që kanë rezultuar pozitivë nga 100 mijë  gjatë shtatë ditëve të fundit u rrit në 325. Shkalla gjermane është 119,1.

Ndërsa fushata e vaksinimit është përshpejtuar gjatë javëve të fundit, përkundër një pezullimi të shkurtër në përdorimin e vaksinës AstraZeneca Plc.

Macron ka thënë se “javët e ardhshme do të jenë të vështira, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme në kohën e duhur”.

Kontrolle më të forta

Ministri i Punëve të Jashtme franceze, Jean-Yves Le Drian, tha se kufizimet e reja kufitare nuk do të përfshinin karantinë të detyrueshme. Parisi do të koordinohet me Gjermaninë për të minimizuar përçarjen për punëtorët në kufi.

Ministrave të Shëndetësisë franceze, Olivier Veran, ka deklaruar të enjten se për katër javë duke filluar nga kjo fundjavë, zonat e Nievre, Rhone dhe Aube do të ndjekin Parisin dhe disa rajone të tjera me kufizime më të ashpra në lëvizje.

“Presioni mbi shëndetin, presioni mbi spitalet, i cili tashmë është i lartë, do të vazhdojë të rritet në ditët në vijim”.

Veran tha se situata ishte kritike në rajonin më të madh të Parisit të Ile-de-France.

Po ashtu ministri, tha se në spitalet e Covid-19 po shtrohej një numër i lartë i të rinjve. Autoritetet shëndetësore raportuan më shumë se 65 mijë raste të reja të përgjithshme në 24 orë të mërkurën dhe më shumë se 45 mijë të enjten.

Në përfudnim, Veran tha se numri i lartë i infektimeve, sidomos dhe tek të rinjtë ka ardhur si pasojë e variantit të ri britanik. Ndërkohë, më pak njerëz të moshuar po shtroheshin, falë një fushate vaksinimi që synonte atë grupmoshë.

Deri më tani Franca numëron 93 mijë e 378 vdekje, që nga shfaqja e Covid-19. 4 milionë e 424 mijë e 87 raste aktive dhe 286 mijw e 607 njerëz të shëruar.

Ndërsa Gjermania numëron 76 mijë e 116 vdekje, që nga shfaqja e virusit. 2 milionë e 732 mijë e 130 raste aktive dhe 2 milionë e 467 mijë e 600 njerëz të shëruar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore