Pajisje

Shitjet e smartfonëve në Kinë arritën në nivelin më të ulët në dhjetë vjet


Shitjet e telefonave inteligjentë në Kinë ranë 13 për qind në vitin 2022, rënia më e madhe e sektorit në një dekadë.

Kështu thuhet në hulumtimin e IDC-së, transmeton agjencia “Reuters”.

“Numri i përgjithshëm i pajisjeve të dërguara ishte 286 milionë, krahasuar me 329 milionë në 2022. Kjo do të thotë që shitjet totale në vitin 2022 ishin më të ulëtat që nga viti 2013 dhe hera e parë që nga ajo kohë që shitjet vjetore ranë nën 300 milionë”, thuhet në deklaratë.

Prodhuesi i telefonave Android “Vivo” ishte marka më e shitur për vitin me një pjesë tregu prej 18.6 për qind. Megjithatë, dërgesat totale ranë me 25.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Honor u bë marka e dytë më e shitur me dërgesat në rritje me më shumë se 34 për qind, megjithëse nga një bazë e ulët.

Apple ishte marka e tretë më e shitur e telefonave në vitin 2022, së bashku me Oppo.

Kontrolli i rreptë i Kinës mbi COVID-19, i cili u intensifikua në pranverën e vitit 2022 në disa qytete, ka pasur një ndikim të madh në ekonominë e saj, e cila vitin e kaluar ra në një nga nivelet më të këqija në gati gjysmë shekulli.

Rënia e shitjeve të smartfonëve në Kinë ka pasqyruar performancën e sektorit në mbarë botën.

Sipas IDC, dërgesat globale të smartfonëve do të arrijnë në 1.2 miliardë në vitin 2022, më e ulëta që nga viti 2013 dhe më pak se 11 për qind nga viti në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore