Stil

Shitet për 22 milionë dollarë shtëpia e Michael Jackson


Pas më shumë se pesë vjetësh dhe uljeve të shumta të çmimeve, ferma Neverland e Michael Jackson-it u shit për më pak se një të katërtën e çmimit origjinal të kërkuar, raportoi Katherine Clarke për The Wall Street Journal.

Pronari i ri është bashkëpronari i Pittsburgh Penguins Ron Burkle, partneri menaxhues i firmës private të investimeve The Yucaipa Companies. Burkle pagoi 22 milion dollarë për fermën të cilën ai e pa si një “mundësi banke toke”, tha zëdhënësi i tij për Journal transmeton Albanian Post.

Pasi doli në treg për 100 milionë dollarë në 2015 nën një identitet të ri si Sycamore Valley Ranch, ferma e Kalifornisë u ul në 67 milionë dollarë në 2017 dhe më pas u ribë përsëri në 2019 për 31 milionë dollarë.

Rezidenca përbëhet prej 12 mijë e 500 metra katrorë, e cila ka në pronë një shtëpi me pishinë prej 3 mijë e 700 metrash katrorë, një studio vallëzimi si dhe një kinema me 50 ulëse. Këngëtari i ndjerë bleu fermën në 1987 për 19.5 milion dollarë dhe jetoi atje për më shumë se 15 vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore