Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivaspor


Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Ballkanit dhe Sivaspor-it, në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Konferencës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Ballkanit përmes një postimi në faqen e tyre të cilët falënderojnë të gjithë tifozët që i kanë blerë biletat.

Ekipi nga Theranda do ta luajë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme këtë të enjte në “Fadil Vokrri”, ku kërkon tre pikët ndaj ekipit turk.

Në rast se Ballkani arrin ta mposht Sivaspor-in, atëherë gjasat janë shumë të mëdha për të kaluar në fazën tjetër të Conference Leauge.

Momentalisht të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga katër pikë, me Ballkanin në krye për shkak të goldallimit më të mirë.

Kujtojmë që ndeshjen e kaluar, kampioni i Kosovës pati një paraqitje fantastike në Turqi, duke fituar me rezultat 3:4.

Ata gjithashtu patën paraqitje të mira edhe ndaj dy ekipeve tjera të këtij grupi, Slavia Praga dhe Cluj, por fati nuk ishte në anën e tyre që të nxjerrin maksimumin.

Në Pragë u mposhtën me rezultat 3:2, ndërsa ndaj rumunëve të Cluj barazuan me shifrat 1:1, ku goli i mysafirëve erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore