Art&dizajn

Shishe e re për ujin Evian


Virgil Abloh, dizajnues, ka krijuar një shishe plastike pothuajse tërësisht të ricikluar për markën e ujit Evian.

Shishja e cila është vizualizuar në një strukturë të veçantë prerjeje është 500 mililitërshe dhe mund të riciklohet plotësisht në fund të ciklit të saj jetësor.

“Dëshiroja të krijoja një formë që ishte po aq ikonike sa marka Evian”, ka thënë Abloh për Dezeen.
Abloh është përpjekur që përmes kësaj shisheje të përfaqësojë angazhimin e markës Evian për t’i bërë shishet në formë rrethore deri në vitin 2025.

Bëhet me dije se vitin e kaluar Evian ka hedhur në treg rPET në të tre formatet e shisheve 500 mililitër, 750 mililitër dhe 1.5 litër, të cilat i ka shpërndarë në të gjithë vendet evropiane.

Mirëpo, etiketat dhe kapakët e këtyre shisheve përmbajnë polietilen me densitet të lartë (HDPE) dhe polipropilen të orientuar (OPP).

Evian pretendon se këta elementë janë të nevojshëm për ruatjen e pastërtisë së ujit megjithatë, përpjekjen për të eliminuar paketimet jo-thelbësore e ka dëshmuar me hedhjen në treg të shishes rrethore pa etiketë në tregun francez./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore