Futboll

Shiriti i kapitenit të Ronaldo-s në ankand?!


Shiriti përreth krahut të Cristiano Ronaldo-s, të cilin kapiteni i Kombëtares së Portugalisë e hodhi në shenjë proteste në fushë, pasi ia anuluan golin e minutës së fundit në ndeshjen Serbi – Portugali, e mori nga një punonjës i stadiumit “Rajko Mitiç”. Sot po shitet në një ankand me qëllimin për të paguar trajtimin mjekësor të një fëmije të sëmurë.

Topi i kaluar pas vijës fatale dhe momenti kur kapiteni i Kombëtares serbe, Aleksandar Mitroviç, ka rrëshqitur për të shtyrë topin jashtë porte

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 – 2 dhe, me sa duket, mohimi i një goli për Ronaldo-n do të thotë shumë, jo vetëm për të, por për gjithë ekipin portugez, i cili synon Kupën në Botërorin 2022.

Bëhet fjalë për një foshnje 6-mujore, me muskujt e shtyllës kurrizore të atrofizuar dhe, tashmë një kauzë, përpjekja për të grumbulluar para për të shpëtuar fëmijën, është kthyer në një fondacion të mirëfilltë.

Revolta e Cristiano Ronaldo-s dhe momenti përpara se të hidhte shiritin e kapitenit në fushë

Ronaldo u çmend prej nervozizmit pasi u dha vendimi se goli nuk ishte i vlefshëm dhe doli menjëherë jashtë fushës; kështu përpara se arbitri të fishkëllente tri herë.

Goditja e sulmuesit të Juventus-it, u duk sikur e kaloi vijën fatale të portës serbe, aq sa të konsiderohei gol, por vendimi i gjyqtarit e vendosi si të pavlefshëm. Ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022 që pritet të zhvillohet në Qatar, nuk kanë as VAR dhe as teknologjinë filmike të vijës fatale, ku mund të shihet me imtësi një rast i diskutueshëm goli.

Megjithëse Ronaldo dhe Portugalia vuajtën atë vendim të konsideruar të padrejtë për ta (dhe jo vetëm për ta), akti protestues i ngërthyer në nervozizëm, tashmë po shërben diku tjetër dhe ndoshta shpëton jetën e një foshnje…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore