Vende

Shija e Budapestit


Budapesiti është një nga destinacionet kryesore që vizitohen në Evropë. Veçanërisht në dimër kur kryeqyteti i Hungarisë konsiderohet si një ndër më të bukurit. Duke ofruar një atmosferë komode dimërore me krijime arkitektonike romantike, Budapesti merr një pamje spektakolare.

E pasur me kulturë dhe tradita, dimri këtu ndjehet si në përralla e cila tërheq vizitorët nga e gjithë bota në “Perlën e Danubit”, duke shijuar një përvojë magjike.

Tregu ‘Squarerösmarty Square’ është një nga më të njohurit në Evropën qendrore, si dhe një nga më të vjetrit në Hungari, i famshëm për ushqimet e tij tradicionale hungareze, duke përfshirë langot, tortën e oxhakut dhe salcice lokale, dhe një shumëllojshmëri produktesh të tjera.

Qyteti i Budapestit është deri tani destinacioni më i famshëm i patinazhit në Evropë. Vendosur drejtpërdrejt para Kalasë së Vajdahunyad në buzë të City Park, të apasionuarit pas këtij lloj sporti, grumbullohen në sheshin e patinazhit çdo dimër midis fundit të nëntorit dhe mesit të shkurtit. U hap për herë të parë në vitin 1870, dhe ky shesh patinazhi në akull është një nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë në i cili gjatë verës është i mbushur me ujë dhe shërben si një liqen për shëtitje me varkë për turistët.

Shtëpia e Operës Hungareze

Projektuar nga arkitekti i njohur Miklós Ybl, Shtëpia e Operas Shtetërore Hungareze, e cila u përfundua në 1884, mbetet saktësisht e njëjtë si kur u ndërtua më shumë se 130 vjet më parë. Ndërtesa mbresëlënëse është bërë një thesar ikonik kombëtar.

 

Lundrimi përgjatë lumit Danub

Lumi Danub shtrihet në zemër të Europës nga Gjermania në Detin e Zi, dhe Budapesti është  një nga vendet kryesore. Ekstremisht i populluar si në muajt e verës ashtu edhe në dimër, turistët nga e gjithë bota lundrojnë në lumë për të shijuar pamjet e peizazheve si ndërtesa e Parlamentit, Kalaja e Budës, Statuja e Lirisë dhe ishulli Margaret, të cilat mund të shihen të gjithë nga lumi.

Vende të ‘’rrënuara’’ të cilat janë shndërruar në lokale

Ndërtesat e rrënuara të Budapestit, ofrojnë vende interesante dhe unike që janë perfekte për të shijuar një pije dhe për të parë qytetin në të njëjtën kohë. Ndërtesa të ndryshme, të shkatërruara dhe hapësira të jashtme janë shndërruar në zona me bare dhe restorante që shërbejnë ushqime dhe pije me çmime të arsyeshme gjatë gjithë vitit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore