Gatimi

Shija delikate e filetos së levreku me shparguj


Peshku i levrekut përbën një vakt fantastik. Gatuar me shparguj dhe limonë, e i shërbyer me perime krokante e patate të reja, kjo pjatë do të mbushë tryezat tuaja.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Ndiqni më poshtë hapat për ta gatuar shumë lehtë.

Përbërësit: 2 fileto levreku; 10 shparguj; 1 gotë verë e bardhë; 1 limon; 2 thelpinj hudhre; 1 tufë kopër; 50 ml vaj ulliri; 1 lugë rigon; kripë; piper.

Përgatitja:

Pastrojmë dhe filetojmë levrekun. Më pas pastrojmë me kujdes shpargujt me qëruesin e patateve.

Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe shtojmë filetot e levrekut e verën e bardhë.

Shtojmë hudhrat, shpargujt, fetat e limonit të prera hollë, kripë, piper, rigon dhe kopër.

Më pas vendosim kapakun mbi tigan dhe i lëmë të qëndrojnë për 10 minuta me avullin e tyre.

I vendosim në një pjatë, shoqëruar me perime sipas dëshirës dhe janë gati për t’u shijuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore