Sport

Shifrat e frikshme të Robert Lewandowski-t


Robert Lewandowski vazhdoi formën shumë të mirë me dy-golëshin përballë Barcelonës.

Me këto dy gola, polaki arriti në shifrën e 74 golave në Champions League, duke e thelluar rekordin e tij personal.

Po ashtu, golat përballë blaugranëve ishin hera e 18-të me radhë që Lewandowski shënoi për Bayern-in.

Që nga fillimi i sezonit 2019/’20, Lewandowski ka qenë i frikshëm dhe larg çdo futbollisti.

Në të gjitha kompeticionet për klube në këtë kohë, Robert Lewandowski ka shënuar plot 112 gola.

Bayern’s Robert Lewandowski kicks the ball to score the first goal of the match, on a penalty, during the German Bundesliga soccer match between RB Leipzig and FC Bayern Munich in Leipzig, Germany, Saturday, Sept. 11, 2021. (AP Photo/Michael Sohn)

Se sa ‘marramendëse’ janë këto shifra, tregojnë golat nga vendi i dytë… 76, nga Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe.

I katërti vjen Haaland me 73, dhe i pesti Messi me 69.

Lewandowski ishte pretendenti kryesor për Topin e Artë në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, ky çmim nuk u dhurua.

Nëpër tabloide të ndryshme futbollistike, analistë të ndryshëm të sportit Lewandowski-n e konsiderojnë ende favorit.

Topi i Artë i këtij viti dhurohet në dhjetor, me garën që vazhdon të jetë e ashpër mes një numri të madh futbollistësh.

Gjithsesi, në dy sezonet e fundit, Lewandowski e ka vërtetuar se është një ndër futbollistët më të mirë në botë, me apo pa Topin e Artë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore