Shqipëria

Shifër rekord infektimesh – 7 fatalitete në 24 orët e fundit nga COVID-19


Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 mijë e 179 infektime të reja me COVID-19.

Ndërkaq, për fat të keq shtatë persona kanë humbur jetën.

Gjithsej, sipas shifrave të ministrisë janë kryer 7 mijë e 626 testime.

Në ditët e fundit, shifrat e infektimeve kanë pësuar një rritje të madhe për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Nga ana tjetër, janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206 mijë e 384 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore